VIDEO/ Tifozët dhe Bekim Balaj nuk mjaftuan, Vllaznia eliminohet nga Liga e Konferencës

Vllaznia është eliminuar në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kuqeblutë kanë fituar sot me shifrat 1-0, të cilat nuk mjaftojnë për të përmbysur humbjen 3-1 të marrë në Belfast të Irlandës së Veriut. Goli i vvetëm i sfidës së sotme kundër Linfildit u shënua në minutën e 54-t nga Bekim Balaj, që kërceu mbi të gjithë në zonë dhe me kokë e ndali topin në rrjetë.

Megjithatë, as Bekim Balaj, e as mbështetja e zjarrtë e tifozerisë në “Loro Boriçi“ nuk mjaftuan për të realizuar përmbysjen e madhe. Vllaznia i jep kështu fund rrugëtimi në Europë që në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online