MËKAT/ Një ndeshje për tifozë me zëmër të fortë! Egnatia eliminohet nga penalltitë pas barazimit me 8 gola (VIDEO)

Eliminimi i Egnatas nga Liga e Konferencës ishte një mëkat. Rrogozhinasit i thonë lamtumirë Europës pas një ndeshjeje që rezultoi të ishte për tifozë me zemër të fortë. Ekipi i Edlir Tetovës zhvilloi një përballje spektakolare kundër Araratit të Armenisë në “Elbasan Arena”. Fernando tundi rrjetën që në minutën e 4-t, por Eza barazoi sërish në të 17-n. Redi Kasa kalon sërish Egnatian në avantazh në minutën e 36, por edhe këtë herë Ararati barazon sërish shifrat.

Koha e rregullt përfundoi në baraspeshë 2-2 dhe ekipet iu drejtuan kohës shtesë. Duamena tundi rrjetën në pjesën e dytë të kohësh shtesë, por epërsia zgjati shumë pak minuta. Armenët kundërpërgjigjen, madje me dy gola. Por kur po luheshin sekondat e fundit të lojës, Duamena shfaqet sërish si shpëtimtari i rrogozhinasve dhe i çon shifrat në 4-4. Ndeshja përfundoi në barazim dhe për të përcaktuar fituesin u nevojitën penalltitë. Nga pika e bardhë e 11 metërshave hyn në lojë edhe eksperienca. Ararati i Armenisë u tregua më i saktë në ekzekutim, duke mos gabuar në asnjë prej penalltive. Në krahun tjetër Egnatia gaboi dy herë nga 11 metrat, çka solli edhe eliminimin e tyre në turin e parë të Ligës së Konferencës. Gjithsesi, rrogozhinasit largohen me kokën lart, duke bërë një paraqitje dinjitoze në debutimin historik në kompeticionet e UEFA-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online