Pavarësisht se futbolli anglez ka lënë pas krahëve periudhën e errët të viteve 80-të, ku huliganët bënin kërdinë nëpër rrugët e qyteteve angleze, akoma ka mbetur një problem i trashëguar nga ato kohëra.
England in Seville.. #EnglandAway ???????? pic.twitter.com/6qMg7EdZfe
— The Real Casuals (@RealCasuals) October 14, 2018
Kudo që udhëton kombëtarja angleze, vjen një ushtri tifozësh besnik nga të gjitha qytetet vendit. Fatkeqësisht një pjesë e këtyre tifozëve, të ndikuar dhe alkooli dhe drogëra të tjera, bëhen një makth për banorët e vendas, duke shkaktuar prishje të qetësisë publike dhe luftime në distancë me forcat policore.
All quiet in Seville #englandaway pic.twitter.com/rM8FwEegqw
— Scott (@Scotty__91) October 14, 2018
Episodi më i fundit ka ndodhur në Spanjë, ku Anglia luan sot ndaj përfaqësueses spanjolle. Në videot që po qarkullojnë në Internet shihen qartë çmendurit e tifozëve anglez, që në përplasje e sipër me policinë dëmtojnë makina e dyqanet e qytetit në zemër të Andaluzisë.