VIDEO | Detaji interesant në “FIFA 19”, Fabregas fërshëllehet nga tifozët

Çesk Fabregas padyshim dikur ka qenë një idhull për tifozët e tij tek Arsenal. Spanjolli ka qenë kapiten i topçinjve për shumë sezone, ku në vitin 2011 u largua për t’u bashkuar me ekipin e tij të fëmijërisë, Barcelonën. Tre sezone të kaluara tek ekipi katalanas, ku mesfushori nuk arriti të bëhej titullar fiks për formacion blaugran.

Pas Barcelonës, Fabregas u rikthye përsëri në Premier Ligë, konkretisht në Londër, por këtë herë për të luajtur në radhët e Çelsit. Një transferim, që tifozët e Arsenal nuk e pritën aspak mirë, ku ish-kapiteni i tyre u kritikua shumë për këtë vendim. Fabregas tani fërshëllehet rregullisht sa herë luan në “Fly Emirates”, përballë ish-ekipit të tij.

Pikërisht nisur nga ky fakt, loja virtuale “FIFA 19”, që është një ndër më të përhapurat në botën e lojërave virtuale, ka bërë të mundur detajin interesant. Në qoftë se në lojën virtuale, luhet ndeshja Arsenal-Çelsi, në “Fly Emirates”, sa herë Fabregas vihet në zotërimin e topit do të dëgjohen fërshëllima të shumta nga tifozeria e “topçinjve”. Një detaj me të vërtetë interesant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online