Thonë se është vetëm një lojë ku 22 burra vrapojnë pas një topi. Por padyshim që futbolli është shumë më tepër se kaq dhe jo më kot është sporti më i ndjekur në botë. Emocionet e falura prej tij janë të pakrahasueshme dhe nuk mund të gjenden lehtë në çdo fushë tjetër të jetës.
Prova më e mirë vjen nga stadiumi i Milanit, ku kuqezinjtë ishin të detyruar për të fituar në mënyrë që të mbajnë vendin e parë, kur kanë mbetur edhe tre ndeshje nga fundi i Serisë A. Fiorentina rezistoi jo pak dhe po e dërgonte ndeshjen në barazim pa gola.
Ndërkohë kamerat fokusuan një vogëlush në minutën e 78, që kishte shkuar në stadium për të mbështetur Milanin. Kryqi dhe lutjet e tij tregojnë shumë për përjetimin, ndërsa pas vetëm 2 minutash do të vinte edhe gëzimi i madh pas golit të Leaos. /Sport Ekspres/
#ACMilan #MilanFiorentina pic.twitter.com/z1t8vjRo4Y
— Anders van Riebeek (@VanRieebek) May 1, 2022