VIDEO/ Teuta dhe Vllaznia i hapin rrugën Partizanit, të kuqtë thyejnë Apoloninë dhe rrëmbejnë kreun

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e orës 18:00 të javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Teuta dhe Vllaznia ishin në një përballje direkte për kreun, por në fund ai që ka përfituar ka qenë Përtizani. Takimi është mbyllur në paqe 0-0, rezultat ky që i hap rrugën të kuqve për të rrëmbyer vendin e parë në tabelën e klasifikimit.

Skuadra e Ilir Dajës nuk ka gabuar sot, duke marrë tre pikët përballë Apolonisë. Kjo ndeshje është mbyllur në shifrat minimale 1-0, ku gjithçka u vendos nga ai gol i Jasir Asanit në minutën e 76. Kaq mjaftoi që mbrojtja e fierakëve të thyhej dhe Partizani të dilte me fitoren e radhës nga stadiumi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Partizani-Apolonia 1-0 Asani 76′

Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Stenio Xhunior

Apolonia: Harizaj, Agiare, Sota, Repaj, Asllanaj, Smaçi, Jeboah, Shanaj, Zoga, Mihana, Gjata

Vllaznia-Teuta 0-0

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Marku,  Imeri, Da Silva, Hoxhaj, Dilaver

Teuta: Frashëri, Arapi, Hoxha, Xhekson, Todorovski, Aleksi, E.Vila, Avdyli, L.Vila, Bregu, Krasniqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *