Derbi i Madoninës ka prodhuar shumë tension në fushën e lojës dhe në tribuna. Në shënjestrën e tifozëve bardhezinj ka qenë edhe Edin Xheko. Boshnjaku është lakuar shpesh si një alternativë e sulmit të Juventusit dhe madje shkoi fare pranë firmës, por në fund marrëveshja nuk arrit dhe tani ai mban veshur fanellën e Interit.
Xhekon është provokuar nga tifozët në stadium, të cilëve nuk ka qendruar pa iu përgjigjur. Lojtari i zikaltërve kthehet me fytyrë nga tifozi dhe kërkon ballafaqimin me të. “Ngrihu nëse ke k***”, është dëgjuar të thotë disa herë Xheko, të cilin më pas e ka larguar njëri prej stafit profesionist të Interit./Sport Ekspres/