Fenomeni i rrallë i Superiores së këtij edicioni, kur gara duhet të respektohet nga…Europa

Gjithmonë jemi mësuar më herët se vendi i fundit që është tërësisht i shkëputur nga rivalët e tjerë në Superiore, të prish sadopak llogaritë e një kampionati të luftuar dhe me rezultatet që janë të papritura, përtej favoritëve. Fundja edhe vetë formula me 10 ekipe është pikërisht për të evituar një pamje të tillë që nuk është shumë tërheqëse për t’u parë.

Por në këtë edicion të Superiores, frikën për dorëzimin e parakohshëm e shfaqim te ekipet e para që duan vendin në Europë. Pra nëse heqim Tiranën që bën një kampionat më vete, Laçi, Kukësi, Vllaznia dhe Partizani janë ekipet që po gabojnë radhazi ndaj atyre të vendeve të fundit. Duket paradoksale, por dëshira e munguar prej këtyre skuadrave që të impenjohen maksimalisht po aq sa rivalët që kërkojnë mbijetesën, na bën që të kërkojmë respektimin e garës pikërisht ndaj skuadrave që duhet të marrin një vend në Europë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online