“Enea Jorgi e gjykoi në perfeksion Turqi-Itali”! Përparim Kabo tregon problemin me trysninë te arbitrat: Te Kastrioti i thonin se do ta mallkojë Zoti

Përparim Kabo ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” ku ka diskutuar për arbitrat e Superiores dhe VAR. Sipas Kabos, gjyqtarët kanë shumë presion në Shqipëri dhe kjo nis që nga tifozët, lojtarët, sjellja e stafeve të pankinave dhe për të përfunduar me mediat. Si shembull është sjellë rasti mes Kastriotit dhe Partizanit, ku lojtarët krutanë e rrethuan arbitrin dhe i bënë shenjë se Zoti shikon dhe e dënojë.

“Problemi te ne është që kur arbitri shkon në VAR, paraqitet me një gjendje emotiviteti të jashtëzakonshëm. Niset gjyqtari për të parë VAR, Kastrioti-Partizani, bëhen 7 minuta dhe nuk arrin dot se nuk e lënë lojtarë. Disa shihnin nga qielli, të tjerë thonin: “Zoti do të mallkojë”. E humbi penalltinë lojtari i Partizanit pastaj thonin: “Të dënoi Zoti”.

Këta gjyqtarë janë në trysni, në presionin e vendimmarrjes, janë në trysninë e lojtarëve, të stoli të ekipeve, të tifozëve, të opinionit dhe deri te trysnia e medias. Mbaron ndeshja dhe në stacionet televizive dhe nisin analizat. Gjykimi është pasuri kombëtare, pavarësisht se mund të bëjnë gabime, ata duhen mbrojtur.

Gjykimi i arbitrit është si ai në juridik, duhet të japësh drejtësi, por këtu duhet ta japësh në sekonë dhe nuk do tërhiqesh për ta dhënë vendimin pas dy javësh. Nëse ngarkohen kaq shumë në trysni, atëherë do të gabojnë. Pashë ndeshjen Turqi-Itali, gjykonte Jorgji dhe ishte perfekt. Fusha e Turqisë është nga më të ëvshtirat për të gjykuar”, tha Kabo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online