VIDEO/ Teknika e Uzunit është për notën 10, sulmuesi shqiptar shënon sërish dhe i jep fitoren Granadës

Një tjetër mbrëmje pozitive për Myrto Uzunin. Sulmuesi shqiptar ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në La Liga 2. Granada ka mposhtur me rezultatin 1-0 Burgosin e vendit të tretë dhe goli i vetëm i takimit është shënuar nga Uzuni.

Futbollisti beratas kërkon një pasim jashtë zone në minutën e 41-të dhe sapo topi shkon drejt tij godet në mënyrë të menjëhershme. Një goditje “e ëmbël” që e dërgon topin atje kur portieri kundërshtar nuk mund ta ndalte dot. Uzuni tregon teknikën e tij në këtë gol të shënuar, e cila ishte për notën 10.

Granada tashmë shkon në kuotën e 32 pikëve në vendin e 5 në tabelën e renditjes. Sa i përket lojtarit shqiptar, ai vazhdon të kryesojë listën e golashënuesve në kampionat, duke çuar në 10 numrin e golave të shënuar deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online