“Turp i madh që ti je akoma trajner”, Dosti shfryn ndaj Kolelës: Jam shumë i indinjuar, del aty qesh dhe flet broçkulla!

Partizani ka humbur dy pikë mjaft të vlefshme kundër Erzenit. Megjithëse ishin duke udhëhequr bindshëm 1-3 deri në minutat e fundit të takimit, të kuqtë dalin nga fusha me rezultatin 3-3. Trajneri është shfaqur i qeshur në intervistën e dhënë pas ndeshjes, pavarësisht mënyrës se si u mbyll kjo përballje.

Sjellja e Xhovani Kolelës nuk i ka pëlqyer Edmond Dostit. Ish-sulmuesi i njohur i Partizanit shfryn ndaj trajnerit italian nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Dosti kërkon që Kolela të largohet nga stoli i klubit kryeqytetas, pasi personaliteti i tij nuk i përgjigjet objektivave të Partizanit.

“Për mua është turp i madh qe ti je akoma trajner i Partizanit. Një trajner që nuk merr përgjegjësi reale, dhe del aty qesh e flet broçkulla. Për çfarë ndërprerje flet ti, kur klubi të çoi ne fazë përgatitore në Turqi, ti plotësoi të gjitha kushtet?! Ky ekip pretendon dhe të dali kampion. Personaliteti i trajnerit është i ekipit. Unë nuk pashë ndonjë përgjegjësi të marrë nga Kolela për mënyrën sesi foli dhe nga mimika e tij. Jam vërtet shumë i indinjuar”, ka shkruar Edmond Dosti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online