VIDEO/ Te Reali kishte vite që nuk përjetonte një driblim të tillë, Kasemiron e turpërojnë me topin që i kalon mes këmbëve

Kasemiro befasoi jo pak me lëvizjen e tij n merkato. Braziliani la Realin e Madridit për t’ju bashkuar një klubi me probleme si Mançester Junajtedi, që sezonet e fundit është shumë larg lavdisë së dikurshme. I njohur nga të gjithë si një mesfushor shkatërrues që rrallë herë i kalon topi pas shpine, aftësitë e tij kanë mbetur në hije në paraqitjen e mbrëmshme në Ligën e Europëd kundër Real Sociedadit.

Kasemiro ka përjetuar një turpërim që nuk e provonte prej vitesh te Reali i Madridit. Lojtari i Real Sociedadit e driblon me lehtësinë më të madhe, teksa i kalon me thembër topin mes këmbëve. Një veprim që nuk pritej nga braziliani, të cikit i duhet pak kohë për të kuptuar se ku u zhduk topi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online