Letra e dërguar nga Xavi për Ferran Torres që ishte në fushë, ja se çfarë udhëzimesh shkruheshin në të

Barcelona mposhti Viktoria Plzen 5-1 në javën e parë të fazës së grupeve të Champions League të mërkurën. Heroi i ndeshjes doli të ishte Robert Leëandoëski, i cili shënoi tre gola. Në listën e golashënuesëve hyri edhe Ferran Torres. Në fund të ndeshjes, spanjolli mori një letër mjaft misterioze nga Pablo Torre i cili u fut në fushë. Mesfushori i ri u udhëzua nga Xavi që t’ia dorëzonte Torresit, gjë që u kap nga kamerat televizive.

E gjithë situata i ka interesuar gazetarët e “Mundo Deportivo”, të cilët pas takimit kanë nisur të…kërkojnë letrën dhe më në fund e gjetën.  Ajo se çfarë i ka thënë Xavi futbollistit të tij është zbuluar në numrin e fundit të gazetës. Profili i “BarcaInfo” ka bërë të ditur detajet: “ Këndi mbrojtës: duhet të mbuloni numrin 2. Goditja e lirë anësore në mbrojtje: i pari në rresht. Në mur: të jesh i katërti”, shkruhej në letër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online