VIDEO/ Të gjithë në këmbë për të duartrokitur Qazim Laçin, tifozët e Spartës së Pragës dashurohen pas shqiptarit

Qazim Laçi është padyshim një prej lojtarëve më të preferuar te Sparta e Pragës. Me stilin e tij të lojës, mesfushori kuqezi ka fituar zemrat e të gjithë tifozëve. Në mbrëmjen e djeshme, lojtari i Kombëtares arriti që të kalonte në fazën e grupeve të Europa League.

Pas humbjes 3-1 ndaj Dinamo Zagreb në ndeshjen e parë, u mendua se Sparta e Pragës do të kalonte në Conference League. Megjithatë në ndeshjen e dytë arritën të përmbysnin gjithçka në shifrat 4-1. Në momentin kur Qazim Laci ka dalë nga fusha e blertë, të gjithë tifozët nisën që të duartrokisnin mesfushorin shqiptar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online