LAJM I FUNDIT/ Shqipëria publikon listën me Mirlind Dakun dhe Arbnor Mujën, kthehet Arlind Ajeti dhe mungon Armando Broja

Kombëtarja shqiptare është gati të nisë përgatitjet për dy ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të kampionatit Europian “Gjermani 2024” me trajnerin Sylvio Mendes Campos Junior që ka shpallur sot edhe me listën me emrat e 25 lojtarëve të ftuar për këto sfida.

Krahasuar me ndeshjet e muajit qershor, këtë herë do të ketë ndryshime në listë, teksa ka emra të rinj, por edhe rikthime të rëndësishme në grupin kuqezi. Dy risitë kryesore janë emrat e sulmuesve Arbnor Muja dhe Mirlind Daku, të cilët ftohen për herë të parë me kuqezinjtë.

Në mesfushë ka ndërkohë dy rikthime të rëndësishme me Klaus Gjasulën dhe Odise Roshin që janë ftuar për dy sfidat e shtatorit, ndërkohë që edhe në mbrojtje ka një tjetër emër që vjen pas një mungese, ai i Arlind Ajetit. Do të mungojë këtë herë mesfushori Armir Abrashi, teksa sa i përket pjesës tjetër të listës nuk ka ndryshime dhe konfirmohet grupi i lojtarëve, që ishte i impenjuar edhe në ndeshjet me Moldavinë dhe Ishujt Faroe në qershor.

Kombëtarja do të nisë zyrtarisht përgatitjet ditën e hënë, datë 4 shtator, me kuqezinjtë që do të grumbullohen në Tiranë dhe stërvitjet do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit. Sakaq, në prag të grumbullimit trajneri Sylvinho do të dalë në konferencë për mediat ditën e shtunë për të folur në lidhje me zgjedhjet e tij dhe objektivat për dy nga sfidat më të rëndësishme në këto kualifikuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online