VIDEO/ Takohen në gjysmëfinale me Arsenalin, UEFA paralajmëron ekipin spanjoll me supergolin e Xhakës

Në gjysmë finale të Europa Ligës Arsenali do të përballet me Villarealin. Sfidat do të luhen në 29 prill dhe 6 maj, ku fituesja do të sigurojë një biletë për në finale. Kujtojmë që Arsenali mposhti Slavien e Pragës, ndërsa nga ana tjetër skuadra e drejtuar nga Unay Emery eleminoi Dinamon e Zagrebit. Kjo do të jetë përballlja e parë midis te dyja skuadrave në këtë kompeticion, megjithatë Villareali dhe Arsenali janë ndeshur më parë në Champions League.

Faqa zyrtare e Uefas ka postuar supergolin e Granit Xhakës nga faulli ndaj Vijarealit, në kohën kur luante Borussia Mönchengladbach. Ky është një formë paralajmërimi nga faqja zyrtare për spanjollët, duke e treguar se nëse Xhaka ishte i aftë ta ndëshkonte më parë, mund ta bëjë dhe sërish./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online