Betejë e shpallur drejtpërdrejtë për Mbapenë, postimi i talentit të City-t që ndezi rrjetet sociale

0

Gjysmëfinalja e Champions League do të rezerfojë një përballje spektakolare, me PSG-në dhe Manchester City-n që do të masin forcat kundër njëri-tjetrit. Që në përfundim të sfidës kundër Dortmundit, talenti i “qytetarëve”, Foden, shpalli një betejë të drejtpërdrejtë për Kilian Mbapenë.

“Mbape, a je gati?”, ishte sfida e lëshuar nga faqja zyrtare e 20-vjeçarit në rrjetet sociale. Një postim ky që ndezi rrjetin e me reagime e që më pas u fshi në një kohë të shkurtër nga vetë Foden. Lojtari i Manchester City-t duket se nuk e kishte dhënë miratimin për të tilla fjalë, të cilat janë shpërndarë nga mirëmbajtësi i llogarisë në rrjete sociale të Foden./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.