VIDEO/ Super asist apo Vlahoviç i mohoi golin e karrierës? Roveshata e Moratës, bukuria e vetme e Juventusit

Juventusi ka marrë një barazim 1-1 në minutat shtesë kundër Bolonjës. Bardhezinjtë nuk bindën në mbrëmjen e sotme dhe duhej të vinte minuta e 95 për të parë bukurinë e vetme të skuadrës së Alegrit. Bernardeski ekzekuton një goditje nga këndi, nga ku dy pasime të bukura me kokë e dërgojnë topin në drejtim të Moratës.

Ky i fundit dhuron spektakël dhe bën akrobaci nga brenda zone. Roveshata e tij kthehet në një superasist, teksa vetëm fare pranë vijës fatale Vlahoviç e shtyn topin me kokë drejt rrjetës. A rezultoi sulmuesi serb në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për të devijuar në gol që top që po shkonte jashtë, apo prekja e tij me kokë i mohoi Moratës golin e karrierës? Përgjigjen askush nuk mund ta thojë me siguri dhe ndoshta në kampin bardhezi nuk ka shumë rëndësi për aq kohë sa goli i shpëtoi nga humbja me një kundërshtar më të dobët në letër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online