Po luante keq dhe nuk e nxori nga fusha, trajneri i Tirolit flet për 2 golat e Xhakomo Vrionit në fund: E kisha ndjesi, kjo e dallon lojtarin e madh

Xhakomo Vrioni kishte gjashtë ndeshje pa shënuar me Tirolin në Austri pas shpërthimit që pati në nisje të sezonit. Si një finale e vërtetë mbijetese ishte takimi i sotëm me Ried, që përfundoi në shifrat 2-3. Vendasit po fitonin 2-1 deri në minutën e 82 dhe Xhakomo Vrioni ishte një prej lojtarëve më të dobët në fushë, praktikisht ishte thjeshtë një fanellë më tepër.

Por pavarësisht kësaj performance jo të nivelit të mirë, trajneri Silberberger nuk vendosi që ta hiqte nga loja, për ta dërguar në stol. Sulmuesi shqiptar vazhdoi të mbetej në fushë dhe në minutën e 82 do të vinte goli i parë dhe në sekondën e fundit të takimit, mbërriti përmbysja e madhe nga i njëjti lojtar.

“E kisha ndjesi se Xhakomo Vrioni do të ishte shumë i rëndësishëm për ne sot, e dëshmoi. Kjo e dallon një lojtar të kalibrit të lartë, që mund të godasë dy herë në fund”, tha trajneri i Tirolit duke shpjeguar edhe arsyen se përse e mbajti ende në fushë Vrionin, ku besimi iu shpërblye në fund. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online