Suedia ka marrë tri pikët e para në ndeshjen e parë për eleminatoret e Euro 2020. Kombëtarja skadinave arriti të triumfojë me shifrat 2-1 ndaj Rumanisë, duke treguar dhëmbët që në start.
Ndeshja nisi më mirë për Suedinë, të cilët gjetën golin e avantazhit në minutën e 33-të me anë të Robin Kuaison. Sulmuesi i Maincit në Bundesligë, shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Agustinson, duke shënuar golin e parë të sfidës.
Shtatë minuta më vonë ishin përsëri vendasit, të cilët gjetën edhe golin e dytë. Pas një topi të kthyer nga mbrojtja rumune, Viktor Klaeson goditi bukur me të djathtën, duke çuar në festë tifozët e tij për herë të dytë.
Fraksioni i dytë nisi ndryshe për Rumaninë, pasi arritën të shkurtonin diferencën e golave me anë të Kesheru, i cili erdhi nga stoli në minutën e 46-të.
Gjithsesi, deri në fund Suedia e administroi mirë avantazhin dhe mori fitoren 2-1. Ndërkohë në ndeshjet e tjera, Irlanda mposhti Gjibraltarin 0-1, ndërsa Malta triumfoi në shtëpi ndaj Ishujve Faroe 2-1.
Suedi 2-1 Rumani
Shënues: Kuaison 33’, Klaeson 40’ / Kesheru 58’
Gjibraltar 0-1 Irlandë
Shënues: Hendrik 49’
Maltë 2-1 Ishujt Faroe
Shënues: Nuoko 13’, Borg 77’(pen.) / Tomsen 90+8′