Struga ka humbur në ndeshjen e parë të fazës “play off” kundër Breidablikut. Pavarësisht se shorti i buzëqeshi, struganët nuk kanë mundur të marrin rezultat pozitiv në shtëpi. Kampionët e Maqedonisë janë mposhtur me shifrat e ngushta 0-1, çka i bën të mbajnë ende gjallë shpresat për një kualifikim.
Shabani tundi rrjetën në minutën e 28 të takimit, por Struga nuk mund të festonte. Goli u konsiderua i parregullt dhe mbeti ende në fuqi baraspesha. Në minutën e 35, Gunnlaugsson-i e dërgoi topin në rrjetë, duke shënuar golin e vetëm të takimit. Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në Islandë, ku Shpëtim Duro do të provojë të marrë biletën për në grupet e Ligës së Konferencës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Höskuldur Gunnlaugsson opens the scoring with a lovely goal!
?? @FootColic
pic.twitter.com/4LyX2jED5H— Alfie?? (@alfie_news7) August 24, 2023