“Partizani nisi të krijoi raste kur u lodhëm ne”! Trajneri i Astanës shfryn: Sikur të mos kishte VAR sot…

Partizani humbi me shifrat 1-0 në transfertë ndaj Astanës, në ndeshjen e vlefshme për Play Off të Conference League. Kazakëve iu anuluan tre gola nga VAR dhe për mënyrën sesi shkoi ndeshja, kampionët e Shqipërisë mund të jenë të lumtur që kualifikimi është ende i hapur në ndeshjen e dytë. Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Astanës, Babayan, shfryu për rastet e shumta të humbura.

“Djemtë e nisën me presion që në fillim, kështu vazhduam edhe në pjesën e dytë. Sigurisht që kjo kërkon shumë energji dhe afër minutës së 70, u ndie rënia e energjisë. Aty Partizani krijoi disa raste. Ka zhgënjim të madh që kaq shumë raste nuk u realizuan dhe golat e realizuar u anuluan. Sikur sot të mos kishim VAR, të paktën një gol më shumë do ta kishim sepse ishin shumë të dyshimta”, tha Babayan. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online