VIDEO/ Strakosha rikthehet pas 19 javësh, portieri shkëlqen në fitoren e Lacios dhe i tregon Inzagit sa ka gabuar

Lacio ka marrë një fitore në ekstreme mbrëmjen e sotme. Bardhekaltrit kanë mposhtur Parmën 1-0 falë një goli të shënuar në minutat e fundit të kohës shtesë nga Imobile. Por një meritë të madhe në suksesin e sotëm ka edhe Tomas Strakosha. Gardiani shqiptar më në fund ka arritur të fitojë besimin e Inzagit, që e ka vendosur titullar mes shtyllave.

Një vendim ky që në fund ka rezultuar i duhuri. Lacio e mbyll ndeshjen me rrjetën e paprekur, ndërsa Strakosha shkëlqen me pritjet e bëra gjatë 90 minutave. Një paraqitje e tillë shkon si një mesazh i pastër për trajnerin Inzagi, të cilit i tregon se sa ka gabuar duke e lënë në stol për plot 19 javë me radhë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online