VIDEO/ Juventusi zgjohet me Sasuolon por nuk mjafton për Champions, Milani çmendet me 7 gola

Mbrëmjen e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së 36 të Serie A. Lufta për Champions sa vjen e bëhet më e egër dhe asnjë ekip nuk dëshiron të lëshojë pe në këtë moment kaq delikat. Juventusi është zgjuar kundër Sasuolos pas asaj humbjeje të hidhur ndaj Milanit. Bardhezinjtë triumfojnë 1-3 në Emilia-Romana, ku ka qenë një ndeshje e veçantë për Ronaldon dhe Dibalën, të cilët kanë arritur kuotën e 100 goalve me “zonjën e vjetër”.

Megjithatë kjo fitore nuk mjafton për të mbërritur në zonën Champions për skuadrën e Juventusit, pasi Atalanta dhe Milani kanë dalë me 3 pikët nga sfidat e tyre. Bergamaskët kanë mposhtur Beneventon me rezultatin 2-0 dhe marrin vendin e dytë në renditje me 75 pikë, po aq sa grumbullon edhe Milani i vendit të tretë.

Kuqezinjtë janë “çmendur” këtë mbrëmje, teksa kanë shkatërruar Torinon në transfertë me shifrat 0-7. Një rezultat tenistik ky për djemtë e Piolit që tregojnë dhembët këto javë të fundit për të prekur suksesin e munguar prej vitesh, një biletë për në Champions League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online