Përballja mes Atalantës dhe Lacios garantonte spektakël në fushën e lojës dhe ashtu ka ndodhur. Ndeshjet e bergamaskëve nuk mund të imagjinohen pa festival golash, teksa lojtarët zikaltër duket se e vetmja gjë që dinë të bëjnë është të tundin rrjetën kundërshtare. 1-4 shënonin shifrat përfundimtare mbrëmjen e sotme me këtë Atalantë që ëshë thjesht e papërballueshme për Lacion.
Bardhekaltrit kanë ngritur flamurin e bardhë dhe nuk i kanë rezistuar dot furisë nga Bergamo. Një mbrëmje për t’u fshirë njeherë e më parë nga kujtesa kjo për Tomas Strakoshën, të cilit i është dashur të nxjerrë plot 4 herë topin nga rrjeta. Në fillim Gosens, më pas Hateboer dhe në fund dopieta e kapitenit Papu Gomez ishin ata që vulosën fatin e kësaj sfide, me realizime njëri më i bukur se tjetri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/deadlycandreva/status/1311389854874230784
GOLAZO del Papu Gómez??? para poner el 4-1 de Atalanta ante la Lazio
https://t.co/FZ53N3AGe0— Calciologia?? (@calciologia_) September 30, 2020
https://twitter.com/RSharmzz/status/1311389817968697344