VIDEO/ 3 minuta për të shënuar gol, Olainka dërgon Slavian e Pragës me një këmbë në Champions

Një nisje përballje fantastike po rezulton kjo e sotmja për Peter Olainkën. Ish-futbollistit të Skënderbeut i janë dashur vetëm 3 minuta për të tundur rrjetën kundërshtare në takimin që Slavia e Pragës është duke luajtur kundër Midtjylland. Përblajja është e vlefshme për fazën play off të Champions League, ndërsa ballafaqimi i parë mes skuadrave është mbyllur në paqe 0-0.

Rezultati vështë në shifrat 1-1 dhe ekipi çek falë Olainkës e sheh veten me njërën këmbë në grupet e kompeticionit më prestigjoz për klube. Ishte një moment nga goditja këndore ai që do të sillte avantazhin me aromë kualifikimi. Në rastin e parë nuk arrin të koordinohet me topin, por në të dytin ish-sulmuesi i Superiores nuk mund të gabojë dhe e ndal vetëm në rrjetë. Një gol mjaft i vlefshëm ky për Slavian e Pragës, duke ditur se është në lojë edhe rregulli i golit në fushë kundërshtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online