Teuta hodhi sot një hap fals në luftën për titull, teksa me humbjen 0-1 kundër Partizanit, i lëshon këtyre të fundit kryesimin e kampionatit. Të ftuar në emisionin “Skaner” në “MCN TV” janë drejtorët teknikë të të dy klubeve, Sulejman Starova dhe Olsi Rama.
Në analizën e ndeshjes kryesore të kësaj jave, ka edhe tone të ngritura, teksa Starovës duket se nuk i zbret inati pas kësaj humbjeje. Gjatë bisedës ka lindur një debat mes tij dhe Nevil Dedes e Ermal Tahirit, ku tonet kanë qenë të larta. Për të qetësuar situatën në fund ka ndërhyrë edhe Olsi Rama, i cili i drejtohet drejtorit teknik të Teutës me fjalët: “Ti vëll shkon ku shkon je i kuq brenda”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/