“Po më shihnin lojtarët dhe kërkonin ndihmë”, Olsi Rama tregon prapaskenat për arbitrat: Daja vendosi skemën kur njohu emrat

Olsi Rama është i ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”. Drejtori i të kuqëve ka folur edhe sa i përket polemikave të Partizanit me gjyqtarët e takimit. Madje duke zbuluar edhe parapaskenën në fundin e pjesës së parë ndaj Teutës, ku lojtarët kanë kërkuar ndihmë për arbitrim më të mirë.

“Kur u caktua 5 e gjyqtarëve që do të gjykonin ndeshjen, Daja tha se duhet presion ultraofensiv sepse nuk duhet t’i lejonim kundërshtarët që të futeshin në zonë. Kjo nga frika që të mos ndodhte ndonjë episod në zonë që do të na ndëshkonte në mënyrë të padrejtë. Diskutuam edhe në pushim të pjesës së parë për këtë gjë. Ishte punuar edhe për këtë gjë. Kur hyra në dhomat e zhveshjes kanë heshtur të gjithë lojtarët dhe po shihnin nga mua. Ishte ajo ideja që ne po e bëjmë detyrën tonë, por çfarë do të bëhet me arbitrin? Shihni vetëm statistikat sesi ka mbajtur arbitri sot me faullet.

Teuta më ka krijuar përshtypjen e ekipit shumë solid. Me statistika kanë mbrojtjen më të mirë, por mbrojtja jonë ishte e pakalueshme sot. Na kapën befasi vetëm nja dy herë. Po të luanim edhe 120 minuta Teuta nuk do të na rrezikonte. Asnjë kundërshtar nuk na e ka bërë të lehtë ne. Fati na ishte borxhli ne. Unë shpesh e thoja që si ka mundësi që nuk shënonim dot pas minutës së 90, si ka mundësi që nuk kemi bërë asnjëherë gol me autogolin e kundërshtarit. Asnjë, asnjë. Prandaj ishim borxhli”, tha Rama. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online