VIDEO/ Stadium i stërmbushur me një atmosferë drithëruese, Modriç merr respektin e jashtëzakonshëm nga… rivalët

Real Madridi ka fituar sot transfertën me Celtic-un me rezultatin 0-3. Kampionët në fuqi janë pritur në Skoci nga një stadium i stërmbushur që nuk zhgënjeu të jepte një atmosferë drithëruese. Brohorimat nuk munguan që nga fillimi i sfidës, duke e bërë edhe më të bukur ndeshjen. Por tifozeria e Celtic-ut diti të tregojë klas edhe me sjelljen ndaj kundërshtarëve.

Luka Modriç është zëvendësuar gjatë takimit dhe është shoqëruar jashtë vijave kufizuese me duartrokitjet e tifozëve të Celtic-ut. Një respekt i jashtëzakonshëm për kroatin, të cilit i ka bërë përshtypje dhe ka vendosur t’i falenderojë publikisht përmes rrjeteve sociale. “Një atmosferë e veçantë. Faleminderit ‘Celtic Park’”, ka shkruar Luka Modriçi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online