Videoja që shpjegon mërzinë e Nejmarit, i kërkon llogari Mbapesë për egoizmin e treguar

PSG-ja ka mposhtur Juventusin me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Golat erdhën nga këmbët e Mbapesë, i cili kishte uri për të shënuar më tepër. Francezi kërkonte të shfrytëzonte çdo mundësi që i jepej, duke harruar disa herë të shihte se cilët prej shokëve të ekipit kishte pranë.

PSG del rrezikshëm në një kundërsulm në minutën e 51-të, kur Mbape depërton brenda zonës. Megjithëse Nejmar gjendej në një pozicion mjaft të favorshëm për të shënuar, francezi zgjedh të provojë vetë, duke e dërguar topin jashtë porte. Diçka e tillë ka nervozuar disi lojtarin brazilian, i cili i ka kërkuar më pas llogari shokut të skuadrës se përse nuk vendosi të pasonte, pasi gjendej i pambuluar nga mbrojtja e Juventusit. Marrëdhëniet mes dy futbollistëve në fjalë janë krisur dhe në media është përfolur gjatë se Mbape kërkon largimin e Nejmarit. Ndoshta një arsye kjo përse sulmuesi e Kombëtares së Francës nuk pëlqen të shërbejë për Nejmarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online