Milot Rashica ishte padyshim lojtari më i mirë në fitoren 5 – 0 të Kosovës në transfertën malteze. Djaloshi nga Vushtrria kontribuoi në çdo finalizim të “dardanëve”, duke shënuar një gol vetë, asistuar dy tjerë dhe duke dhënë pasimin kyç në golin e Kolollit (|2|- 0) e Avdijaj (|5|- 0 ).
Në vlerësimin e sajtit të famshëm të statistikave “whoscored.com”, sulmuesi mori e notën thuajse perfekte 9.9. Në dy takime të “Nations League”, trajneri Shaland e ka mbajtur 22-vjeçarin në stol, duke preferuar të luajë që nga minuta e parë Zhegrovën, por pas kësaj paraqitje, në ndeshje “finale” të së martës ndaj Azerbaixhanit, Rashica do të jetë një titullar i padisktueshëm. Të shpresojmë që loja e mirë e sulmuesit të ketë rënë dhe në syrin e trajnerit të Verder Bremenit Florian Kohfeldt, i cili në këtë sezon e ka aktivizuar vetëm 92 minuta në Bundesligë.
GOLI I PARË (ASIST) –
GOLI I DYTË (PASIM KYÇ KOLOLLIT) –
GOLI I TRETË (PASIM KYÇ DREJT MURIQIT) –
GOLI I KATËRT (ASIST ) –
GOLI I PESTË –