VIDEO/ Spektakël në zonën kundërshtar, Eros Grezda rrëmben mundësinë dhe tund rrjetën në Kroaci

Sibeniku është duke zhvilluar takimin e javës së 33-të të kampionatit kroat kundër Rijekës. Ndeshja është në shifrat 2-3 dhe rrugën e rrjetës ka arritur ta gjejë edhe Eros Grezda. Në minutën e 35, Një pasim me thembër përfundon te Deliç, i cili dhuron spektakël në zonën kundërshtare, duke shmangur mbrojtësat një e nga një dhe duke shënjestruar në fund portën.

Topi i goditur prej tij grushtohet nga portieri i Rijekës, por aty pranë gjendet Eros Grezda. Sulmuesi shqiptar rrëmben mundësinë dhe e shtyn topin në rrjetë, duke festuar kështu golin e 2-të për skuadrën e tij në këtë sfidë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online