VIDEO: Spektakël gjerman, shihni ç’ndodhi në Frankfurt

Tifozët e Aintrahtit të Frankfurtit janë ndër më të mirët në botë, nuk ka asnjë diskutim. Në stadiumin e vet “Commerzbank-Arena” atmosfera është gjithë spektakolare dhe për çdo ndeshje ka nga një koreografi të re dhe origjinale.

Nuk mjafton kaq, sepse bukuria e tifozëve të Frankfurtit është jashtë fushe, ku me mijëra tifozë udhëtojnë, edhe për ndeshje pa vlerë. Jo rastësisht, në një ndeshje në Qipro pak kohë më parë ishin disa mijëra tifozë, aq sa tifozët e paktë vendas nuk shihnin ndeshjen, por spektaklin e gjermanëve.

Këtë të enjte Frankfurti eliminoi Benfikën dhe ka shkuar në gjysmëfinalet e Europa League, ndërsa në stadium atmosfera ishte madhështore.

Në fund, gjatë festimeve qindra tifozë rrëzuan një nga barrierat anës fushës, por askush nuk u fut në fushë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online