VIDEO/ Spaleti ka bërë mrekullinë me Napolin, kombinime perfekte dhe tetë fitore në tetë ndeshje të luajtura

Luçiano Spaleti ka bërë mrekullinë këtë sezon me skuadrën e Napolit. Të kaltrit janë kthyer në një makineri të pandalshme në Itali, ku pas 8 javësh numërojnë po aq fitore. Napoli ka mposhtur sot me shifrat minimale 1-0 Torinon, ku vendosi ai gol i Osimhen në minutën e 81. Lojtarët kanë harmoni me njëri-tjetrin dhe kjo duket qartë në kombiminet perfekte në aksionin e golit, ku merr pjesë edhe një mbrojtës si Kulibali.

Ndërkohë, skuadra e Spaletit pati mundësinë ta fitonte sfidën me një rezultat më të thellë, por në fillim portieri kundërshar dhe më pas VAR-i i mohojnë festën. Lorenzo Insinje humb penallti në minutën e 26, ndërsa në pjesën e dytë arbitri anullon golin e Di Lorenzos për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së sistemit VAR. Napoli udhëheq kështu me 24 pikë të plota në kampionat. Asnjë ekip tjetër nuk ka mundur të bëjë si ata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online