VIDEO/ Një supersfidë me emocione të veçanta! Tirana dhe Teuta dhurojnë spektakël, bardheblutë marrin kreun e Superiores

LIVE, Teuta-Tirana 1-1 Ivanovic 17′, Najdovski (aut.) 48’/ Xhixha 1′, Totre 51′, Limaj 64′

Teuta-Tirana nuk zhgënjen tifozët. Supersfida e javës së 5-të të “Abissnet Superiores” ka dhuruar emocione të veçanta mbrëmjen e sotme. Përballja nisi e zjarrtë, teksa spektakli nis që në 47 sekondat e para. Teuta hyn e përgjumur në fushë dhe pa kaluar ende 1 minutë lojë Redon Xhixha i jep epërsinë kryeqytetasve.

Megjithatë kampionët në fuqi kundërpërgjigjen 15 minuta më vonë, kur Ivanoviç me kokë barazon rezultatin. Pjesa e dytë e takimit do të niste më të njëjtin vrull si e para. Najdovski i bën një dhuratë të bukur kundërshtarëve, pasi që në të 48-n minutë dërgon topin në rrjetën e tij.

Por Tirana nuk heq dorë dhe reagon menjëherë me anë të Totre, që shënon golin e tij të parë me bardheblutë. Për të siguruar 3 pikët mendon Vesel Limaj. Mesfushori i kryeqytetasve realizon një kryevepër nga goditja e dënimit, ku me një ekzekutim “alla” Pirlo lë të palëvizur Qirkon në portën e Teutës. Tirana merr kështu tre pikë mjaft të vlefshme ndaj një kundërshtari direkt për titullin kampion dhe rrëmben kreun e Superiores me 11 pikë të grumbulluara, 3 më shumë nga ndjekësit më të afërt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Teuta: Qirko, Todorovski, Ivanoviç, Selmani, Xhekson, Aleksi, Akuah, E. Vila, Kallaku, Plaku, Kubemba

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Hoxhallari, Behiratçe, Toshevski, Najdovski, Toli, Limaj, Totre, Hoti, Xhixha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online