“E përshëndes Kukësin për pjesën e parë”, Daja i kënaqur me arbitrimin: Është një nga gjyqtarët më me perspektivë

0

Ka përfunduar në barazim 1-1 përballja e sotme mes Partizanit dhe Kukësit. Ilir Daja vazhdon të mos gjejë ende fitoren e parë në kampionat, megjithëse plot 5 javë janë luajtur. Tedi Cara kaloi në epërsi të kuqtë në minutën e 66, por vetëm 4 minuta më vonë Feijao rikthen baraspeshën. Në përfundim të takimit, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.

Daja (Partizani): “Nuk luajtëm mirë në pjesën e parë. Arsyeja është e thjeshtë, na morën mesin e fushës. Kaçe nuk është në gjendjen e tij optimale për të mbuluar një hapësirë më të madhe në fushë. E kërkuam më shumë në pjesën e dytë, donim të kishim lojë sa më shumë. Kukësi duhet përshëndetur për pjesën e parë që bëri, por në pjesën e dytë donte të shkonte drejt barazimit me atë çfarë shfaqi në fushë ne lojës. Lojtarë të rinj në fushë? Rrapaj sapo ka mbushur 20 vjeç dhe besoj që mund ti hjepet mundësia të grumbullohet me U21. Ishte Saliu që sapo ka mbushur 20 vjeç, është Marku dhe Maget. Është 18 vjeç dhe ka një të ardhme shumë të madhe përpara. Do na ndihmojë. Arbitri? Është një gjyqtar i ri që unë e kam vlerësuar në çdo ndeshje. Por ne sot futëm Carën pa nxehje fare dhe në një faull që i bëhet lejon avantazh. Është shumë pak për një gjyqtar të ri. Është një nga gjyqtarët më me perspektivë të Federatës. Nuk jam i pakënaqur me arbitrin, lojën e mbajti mirë. “.

Lulaj (Kukësi): “Ishte një ndeshje shumë e luftuar. Çdo ndeshje kundër Partizanit mund ta quajmë derbi. E kërkuam shumë golin prandaj patë atë festë. Kemi shumë harmoni në grup. Si ne si Partizani donim ta fitonim ndeshjen. Ndeshjet me Partizanin janë gjithmonë ndeshje prestigji. Më të rëndësishme janë pikët. Vërtetë prodhojmë një futboll të bukur. Nuk jemi në presion, sepse në fund të fundit haku shkon te i zoti. Kukësi gjithmonë ka objektiva madhorë, siç janë dy trofetë e futbollit shqiptar. Por ne si staf dhe si lojtar kemi objektiv ndeshjen e radhës. Tafas shpëtoi ndeshjen në fund? Është ndjesi shumë e keqe ta humbasësh ndeshjen në minutat e fundit, siç barazuam me Laçin në fund. Tafas është një portier shumë i mirë dhe e tregoi veten e vetë. E përgëzuam të gjithë për atë rast.“.

Longo (Kukësi): “Nuk e miratoj që Kukësi kërkonte barazimin. Nuk jam shumë i kënaqur për ndeshjen. Bëmë lojën tonë, dominuam. Kishte strategji të ndryshme mes ekipeve. Në pjesën e dytë u munduam të sulmonim më shumë nga krahët. Krijuam disa hapësira. Duhej të rrezikonim prandaj humbëm disa balanca. Donim ta fitonim ndeshjen. Mesfushorët kanë punuar shumë, janë ata që na ndihmojnë më shumë. Kishim një mundësi shumë të mirë me Shqiprim Taipin. Është e vërtetë që kishim më shumë mundësi dhe ishim më të rrezikshëm se ata. Kishim raste shumë të pastra në pjesën e parë, mund të përmend rastin e Bashës ku ishte vetëm 3 metra larg. Ka shumë gjëra për tu përmirësuar.

Jam i lumtur që njerëzit e shijojnë lojën tonë. E krahasova Partizanin me Juventusin për historinë dhe traditën që ka, por gjithashtu për shkak se ka një personalitet të madh dhe dinë të menaxhojnë shumë mirë situatat. Këtë e përfiton kur luan për shumë vite në nivele të larta. Vitin e shkuar kemi pësuar 12 gola dhe kemi shënuar 2 kundër tyre. Ndërsa sot dhamë të gjitha energjitë tona për ta fituar këtë ndeshje. Me kë ngjan Kukësi nga Serie A? Shpresoja ta harronit këtë pyetje. Nëse më duhet të bëj këtë krahasim ekipi më duket si Napoli në kohën kur ishte Sarri”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.