VIDEO/ Solli në jetë realizimin e legjendës braziliane nga mesfusha, prestigjiozja spanjolle e krahason Manajn me Ronaldo fenomenin

Rei Manaj ishte protagonisti kryesor i Barcelonës B në përballje gjysmëfinale të Play Off kundër Murcia. Koha e rregullt do të përfundonte në shifrat 2-2 me sulmuesin shqiptar që realizoi dopietë për 90 minuta.

Fillimisht duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë dhe për të vazhduar me magjinë e vërtetë. Manaj do të merrte topin i vetëm nga mesfusha dhe duke vallëzuar mes mbrojtësave kundërshtar arriti që të mbyllte gjithçka, për ta dërguar sferën në fundin e rrjetës.

Një gol tipik i legjendës së Brazilit, Ronaldo fenomenit. Për këtë arsye media prestigjoze spanjolle, “AS”, gjatë raportimit të këtij goli e ka pagëzuar sulmuesin shqiptar: “Rei Manaj “Nazario”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *