Deri kur do të qëndrojë te Shqipëria? Reja e zbulon në Itali: Në moshën time peshon 1 vit sa 10 vite

Trajneri i Shqipërisë, Reja, është një emër i njohur edhe për futbollin italian. Kur në vendin fqinj është kthyer në temë të nxehtë bileta e vetme e Champions League që do të ndahet mes Napolit dhe Juventusit, është marrë edhe opinioni i Rejës mbi ekipin që drejtohet nga Gatuzo. Gjithashtu në intervistën e dhënë për “Il Matino” trajneri ka folur sa i përket bashkëpunimit me Kombëtaren Shqiptare.

“Hysaj nuk është vetëm për të bërë krahun e mbrojtjes, majta ose djathtas. Por edhe në mbrojtjen me pesë është një pikë themelore. Nuk e di nëse do të qëndrojë te Napoli. Sa i përket Kombëtares, jemi në grup të hekurt për t’u kualifikuar në Botërorin e Katarit. Përvec Anglisë është Polonia e Zielinskit dhe Hungaria e mikut tim Rosi. A do të qëndrojë deri për Europianin e 2024 te Shqipëria? Fituam grupin në Ligën e Kombeve dhe ishim të gjithë shumë të lumtur. Por unë thashë: “Le të takohemi përsëri cdo gjashtë muaj dhe të flasim”. Kjo pasi në moshën time cdo vit peshon sa 10 vite”, u shpreh Reja. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online