Pas Apolonisë gjendet edhe “Skënderbeu i Bundesligës”! Historia e njëjtë, si arriti ekipi gjerman t’i shpëtojë rënies

Në Shqipëri gjithmonë e parapëlqejmë që të bëjmë krahasime me realitete të tjera në Europë për të parë kështu edhe nivelin ku gjendemi. Shpeshherë matja e cilësisë së futbollit tonë bëhet duke parë renditjen dhe faktin se shumë skuadra po luftojnë deri në fund për titullin kampion, për ta quajtur tërësisht të dobët, por i njëjti realitet paraqitet në shumë vende.

Pandemia ka prishur gjithë sundimet në Europë ku përjashtim bëri vetëm Gjermania me Bajernin që nuk heq dorë nga titulli kampion. E për të ngelur në Bundesligë, dje kemi bërë krahasimin e Apolonisë me Shalken për situatën ku ndodhen në kampionatet respektive, duke kërkuar nga ekipi fierak që të dëshmojë të njëjtën shpirt gare.

Megjithëse Shalke 04 kishte rënë prej kohësh nga elita nuk ngurroi që në ditën e djeshme ta linte Frankfurtin pa Champions League duke e mundur në shifrat 3-2. Pra një shembull që vjen për skuadrën e Kamaratës duke i prishur llogaritë të gjithë njerëzve që i mendojnë të sigurta pikat e marra me Apoloninë.

Ndërkohë historia e Mainzit dhe Skënderbeut në këtë sezon janë thuajse identike. Ekipi gjerman e nisi kampionatin në mënyrën më të keqe të mundshme duke marrë në 7 ndeshjet e para, 6 humbje dhe 1 barazim. Të gjithë menduan se Mainzi do të binte nga elita, ndërsa fitorja e parë erdhi vetëm në ndeshjen e 8 kundër Freiburg.

Pas kësaj shkëndije, Mainzi nuk arriti që të fitonte sërish për 9 ndeshjet e radhës në Bundesligë. E gjithë kthesa e tyre ka mbërritur vetëm në takimet e fundit, me po të njëjtën panoramë që ofron Skënderbeu. Nëse shohim rezultatet e fundit që kanë marrë këto ekipe të krijojnë përshtypjen se bëhet fjalë për një ekip që luftoi për titullin kampion. Mainzi arriti që në 8 ndeshjet e fundit të merrte 5 fitore dhe 3 barazime.

Gjithashtu duke mundur ekipe si Bajerni dhe barazuar me Dortmundin. Tashmë skuadra gjermane e ka arritur që të sigurojë mbijetesën në Bundesligë, ndërsa këtë rrugë kërkon që ta ndjekë edhe Skënderbeu në Superiore. Kjo shërben edhe për të kuptuar se këto “zgjime të vona” nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online