Luftëtari dhe Skënderbeu hapën serinë e ndeshjeve për ditën e sotme, me të dyja skuadrat që u përplasën kundër njëra-tjetrës në Gjirokastër. Ishin bluzinjtë e Luftëtarit ata që triumfuan, falë një goli të sulmuesit Dunga në minutën e 88’.
PJESA E PARË – Luftëtari u duk më kërkues në fillim, por sulmet e tyre nuk kishin qartësinë e duhur. Kjo edhe për meritë të korçarëve, që prisnin dhe tentonin të niseshin menjëherë drejt portës së vendasve. Kjo strategji nuk është se është shumë efikase, pasi vetëm në një moment Oto Xhon u shfaq rrezikshëm në zonën e Luftëtarit dhe nuk arriti të gjuante si duhet.
Rastet më të rrezikshme në 45 minutat e para u regjistruan nga goditjet standarde. Kaba Sambou i Skënderbeut u ndal nga traversa, kur pas një goditjeje këndi rrezikoi me gjuajtjen e tij me kokë. Po nga një këndoreje, u regjistrua një moment i mirë shënimi për Oto Xhon. Ruçi ishte në lartësinë e duhur dhe nuk lejoi prekjen e rrjetës. Fraksioni i parë i lojës u mbyll 0-0.
PJESA E DYTË – Edhe fraksioni i dytë e lojës, nisi më mirë për Luftëtarin. Të besuarit e Ahmatajt qarkulluan topin, fituan të gjitha duelet dhe rrezikuan disa herë zonën e Skënderbeut. Deri në minutën e 65’, ishin pikërisht bluzinjtë ata që vendosën diktatin e lojës. Shehi u detyrua të bëjë disa ndërrime, duke aktivizuar Krasniqin dhe Bregun. Ihste pikërisht Bregu ai që iu afrua me shumë golit, pasi me një goditje dënimi tronditi shtyllën.
Minutat kaluan dhe rastet ishin të pakta, me të dyja skuadrat që nuk donin të surprizoheshin në sekondat e fundit dhe të ndëshkoheshin. Megjithatë, Luftëtari ia doli të godasë në fund. Hoxha jep një pasim të përkryer për te Fili, me këtë të fundit që shërben në qendër për Dungën, që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë. Ky gol vendosi sfidën dhe Luftëtari mori tri pikë të arta.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E shtunë, më 30 mars, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër
Luftëtari-Skënderbeu 1-0
Dunga 88′
EPISODET –
90′ – Mbyllet takimi, Luftetari triumfon perballe Skenderbeut
88’ – Goool Luftëtari, shënon Dunga. Një pasim shumë i saktë nga Hoxha gjen Filin brenda zonës. Numri 7 i bluzinjve e ndalon mirë topin, pason saktë në qendër dhe Dunga me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë
70’ – Mundësi e mirë për Skënderbeun, goditje dënimi në pozicion shumë të mirë. Pranë topit Bregu, i cili gjuan në mënyrë të shkëlqyer, por është i pafat, pasi gjuajtja e tij përplaset në shtyllë
58’ – Mundësi e mirë për Aleksin, por Sambu ndal topin që po drejtohej rrezikshëm drejt zonës. Goditje këndi për Luftëtarin, që në këtë fillim të pjesës së dytë po dominon lojën
50’ – Vendasit e nisin në sulm, Skënderbeu vetëm mbrohet
46′ – Pjesa e dytë pa ndryshime, Luftëtari luan topin e parë
Është mbyllur pjesa e parë…
41′ – Sërish rrëzik nga këndi, Oto Xhon këtë herë e devijoi topin me kokë dhe portieri Ruçi ndërhyri dhe shmangu golin.
35′ – Goditje këndi për Skënderbeun, kros në zonë dhe Kaba Sambou e dërgon topin në traversë. Tërbohet Aleksi, që i flet mbrojtësit Koconis
14′ – Shkëputet Oto Xhon, i cili futet në zonë pasi fitoi duelin e shpejtësisë me Koconis. Nigeriani gjuajti lehtë dhe portieri Ruçi kontrolloi topin
1′ – Po luhet në Gjirokastër
Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Ymeraj (Chanti 77′), Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.
Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Dita, Kaba Sambou, Pëllumbi, Muzaka, Taipi, Kurti, Gripshi, Pervan (Krasniqi 57′), Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi
Arbitra: Kreshnik Cjapi, Ermal Barushi, Ilir Tartari, Orlando Kuka
Kartonë të verdhë: Koconis 30’, Rapa 86′ / Taipi 40’, Sambu 80’