VIDEO | Skënderbeu mbetet pas Partizanit, Tirana ka harruar fjalën “fitore”

Ashtu si në fazën e parë, Tirana dhe Skënderbeu janë ndarë në një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 14-të. Në “Selman Stërmasi” skuadrat ndanë nga një pikë, por asnjëri ekip nuk mund të thuhet se buzëqesh, pasi korçarët mbeten në vendin e dytë, ndërsa Tirana vijon që të “lundrojë” në ujëra tepër të rrezikshme.

Ndeshja nisi e kujdesshme, me skuadrat që nuk kishin shumë guxim për të avancuar në sulm. Tirana e rriti “marshin”, duke ngacmuar më shumë kryesisht me inkursionet nga krahët, megjithatë rasti më i rrezikshëm do të regjistrohej nga miqtë. Krasniqi avancoi në zonën e Abibit dhe u desh ndërhyrja e Hoxhallarit për të evituar një rast të rrezikshëm.

Pretendime nga ana e korçarëve, por për gjyqtarin gjithçka e rregullt. Pas këtij momenti juglindorët e shtuan presionin dhe u shpërblyen. Radas hodhi një top në qendër të zonës së bardhebluve nga një goditje dënimi, Dita, i harruar nga mbrojta vendase, nuk e pati të vështirë që ta devijonte topin drejt fundit të rrjetës. Një gabim trashanik i mbrojtjes së skuadrës së Memës, që sjell gëzim në kampin korçar.

Gjithsesi, Tirana gjeti forcat për të shënuar golin e barazimit para se gjyqtari të sinjalizonte fundin e pjesë së parë. Greca ishte i papërmbajtshëm nga e majta në të 44-ën, dhe shumë pranë fundore pasoi për Sentamun, i cili me portën bosh, ju desh vetëm ta shtynte topin pas shpinës së Teqes.

Pjesa e dytë nisi me ritëm, me Skënderbeun që krijoi mundësinë e parë të rrezikshme. Tirana në krahun tjetër po ashtu shtynte para, por pa mundur që të vërë në vështirësi Teqen. Në fund një barazim që nuk është i mjaftueshëm për asnjërën nga skuadrat.

Skënderbeu nuk arrin që të shfrytëzojë dot hapin flas të Partizanit, pasi tani e sheh veten në kuotën e 30 pikëve, një më pak se “demat”. Bardheblutë në krahun tjetër regjistrojnë ndeshjen e shtatë në kampionat pa fitore, por kjo pikë mund të japë pak moral për ndeshjen e javës së ardhshme me Partizanin. Gjithsesi, kryeqytetasit nuk janë në pozita aspak të mira, pasi tani janë në kuotën e 11 pikëve.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14

E shtunë, më 24 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

TIRANA 1-1 SKËNDERBEU
Shënues: Sentamu 44’/ Dita 35′

TIRANA: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Karabeci (Halili 84′), Mauexhe, Daja, Sentamu, Greca (Kobina 67′), Hasani. Trajner: Ardian Mema. Të gatshëm: Lika, Turtulli, Cake, Ismajlgeci, Kërçiku.
SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Guexh (Lulaj 67′) , Gripshi (Hoxhaj 46′), Bregu, Krasniqi (Oto Xhon 76′). Trajner: Orges Shehi. gatshëm: Dajsinani, Sambou, Ziko, Fili.
Kartonë të verdhë: Sentamu 17′ , Hasani 38′, Greca 46′ /
GJYQTARË:Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Dojando Myftari, Kridens Meta.
DELEGAT: Lysien Nurishmi; VËZHGUES: Albano Janku.

GOLAT
44′ – Greca bën gjithça mirë nga e majta dhe pason në qendër për Sentamun, i cili me portën e boshatisur nuk e ka të vështirët të shënojë.

35‘ – Radas hedh një top nga një goditje dënimi, Dita i pamarkuar në qendër të zonës bardheblu nuk gabon, duke çuar topin në fundin e rrjetës së kryeqytetasve.

RASTI I DYSHIMTË
23′ – Krasniqi avancon drejt zonës së Tiranës, por Hoxhallari ndërhyn në momentin e fundit. Pretendime për faull brenda zone nga miqtë, por asgjë për gjyqtarin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online