VIDEO/ Skënderbeu i Memellit “fundos” Laçin për titull! Emocione të mëdha, fiton Teuta dhe Vllaznia

Superiorja ka vazhduar me javën e 33 të saj ku për të zhvilluar garën e drejtë dhe pa llogari, FSHF ka vendosur që të gjitha ndeshjet të luhen në një orar. Këtu ka rast vetëm për një përjashtim teksa derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana do të luhet në orën 19:00.

Skënderbeu i Memellit i është larguar për herë të parë pas shumë kohësh vendit të parafundit. Korçarët kanë barazuar pa gola ndaj Laçit, duke “fundosur” ëndrrën për titull të kurbinasve. Këta të fundit janë shumë larg trofeut, ndërsa në minutat e fundit ndeshja u bë emocionuese.

Laçi provoi me të gjitha mënyrat që ta fitonte ndeshjen duke vendosur shpeshherë duart në kokë pasi topi nuk po i bindej. Nga ana tjetër Teuta ka fituar për kreun ndaj Kastriotit në shifrat 1-2 me golat e Lorenzo Vilës dhe Bregut. Vllaznia ia ka dalë kundër Bylisit në transfertë 0-1 me golin e shënuar nga Avdijaj, ndërsa Apolonia-Kukësi u mbyll në shifrat 0-3. /Sport Ekspres/

Kastrioti-Teuta 1-2 Rezi 70’/ Vila 42′, Bregu 54′

Kastrioti: Hidi; Husein, Çela, Shkalla, Prodani, Nuriu, Okebugu, Moraes, Rami, Bardhi, Rezi
Trajner: Ramadan Ndreu

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Kouros, Xhekson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi
Trajner: Edi Martini

Laçi-Skënderbeu 0-0

Laçi: Sherri; Malota, Ignjatoviç, Obanor; Zulfiu, Lushkja, Deliu, Shehu, Musta; Harmon, Mazrekaj
Trajner: Shpëtim Duro

Skënderbeu: Rexhepi, Meksi, Dumfur, Vitija, Sadriu, Zguro, Vangjeli, Mara, Taipi, Berisha, Mensah
Trajner: Migen Memelli

Bylis-Vllaznia 0-1 Avdijaj 38′

Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Stojanoviç, Janku, Ndreca, Hadroj, Desançiç, Lorran, Ntefe, Carkanji, Antoni
Trajner: Veljko Dovedan

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Jonuzi, Krymi, Marku, Imeri, Hoxhaj, Avdijaj
Trajner: Tomas Bërdariç

Apolonia-Kukësi 0-3 Ibrahimi 24′, Dragoshi 55′, Taipi 79′

Apolonia: Harizaj, Asllanaj, Mihana, Smaçi, Levendi, Krasniqi, Shanaj, Sota, Bumbar, Zoga, Haxhiu
Trajner: Fabricio Kamarata

Kukësi: Xhika, Dragoshi, Taipi, Tsintsadze, Limaj, Ibraimi, Peposhi, Kotobelli, Demiri, Bytyçi, Eze
Trajner: Mirel Josa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online