VIDEO/ Skenari i turpshëm në Ballsh! Grushtat ndaj lojtarit? Shihni se çfarë bën Nuabueze me Kulin

Një panoramë tërësisht e shëmtuar për futbollin shqiptar erdhi në Ballsh atje ku Bylisi priti Laçin. Kur këto dy ekipe janë përballur me njëra-tjetrën ka pasur gjithmonë luftë të fortë sportive, por këtë herë situata ka degraduar. Gjithçka nisi pas kartonit të kuq që u dha për Nuabuezen pas ndërhyrjes së gabuar që kishte kryer në fushën e lojës. Deri në ato momente nuk kishte konflikt mes lojtarëve dhe sulmuesi i Laçit shkoi qetësisht te kundërshtari që ishte i shtrirë në tokë.

Pas goditjes që i dha për ta cilësuar si fajtor për një “aktrim”, pasi për Nuabuezen kartoni nuk duhej të kishte ngjyrën e kuqe, menjëherë janë hedhur në mbrojtje të shokut të skuadrës edhe lojtarët e tjerë të Bylisit. Mes grushteve dhe shkelmave të shkëmbyera, vjen edhe Bekim Kuli nga stafi i Bylisit.

Në përpjekjen për të goditur me grusht Nuabuezen, me dorën e zgjatur që tregohet lehtësisht nga pamjet, do të humbiste ekuilibrin për t’u rrëzuar së bashku me sulmuesin e Laçit. Në këtë moment është Nuabueze që në rolin e boksierit i kthehet Kulit për ta goditur disa herë duke iu hedhur sipër. Në turmën e madhe të futbollistëve është e pamundur që të kuptohet më tepër, por gjkosja e Kulit i tregon të gjitha pas përfundimit të incidentit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online