Renditja/ Vllaznia di të përgjigjet pas vështirësive, vorbulla e garës së titullit përpin 4 ekipe

Kategoria Superiore ka hyrë në fazën më të rëndësishme të saj, teksa sot është mbyllur java e parë e fazës së tretë. Tashmë renditja ka marrë formë dhe rezultatet po tregojnë objektivat e klubeve për këtë sezon. Vllaznia ka treguar edhe një herë tjetër se di si të reagojë edhe pas momenteve të vështira, duke ruajtur kreun me 6 pikë diferencë.

Nga pas e ndjek Partizani i Ilir Dajës, që duket se nuk ka ndërmend ta lëshojë nga duart atë asist të Laçit pak kohë më parë, që ndezi edhe njëherë garën për titull. Kukësi po jep sinjale pozitive me Mirel Josën në krye, duke i dhënë një shuplakë të fortë Tiranës në takimin e sotëm, që u mbyll me shifrat 0-2 për verilindorët. Titulli duket shumë larg për bardheblutë, ndërsa vorbulla e garës për titull përpin 4 ekipe, Vllazninë, Partizanin, Teutën dhe Laçin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online