“E njeh mirë e gjithë Shqipëria”, Lulaj tregon sekretet e Mirel Josës, ja objektivi im

Kukësi arriti që të fitonte ndeshjen e parë “të vërtetë” me Mirel Josën në krye. Verilindorët kanë thyer në shifrat 0-2 Tiranën, që kishte të njëjtën dëshirë për të marrë tre pikët. Me golat e shënuara nga Ibrahimi dhe Limaj, Kukësi shkon në kuotën e 29 pikëve të grumbulluara.

Një prej futbollistëve që e njeh më së miri trajnerin e ri te verilindorët, pasi ka punuar edhe më herët më të është Bruno Lulaj. Ky i fundit ishte i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News”, ku nuk ka ngurruar për të thurur elozhe për Josën.

“Na ka rritur moralisht kjo fitore ndaj kundërshtarit që ka në përbërje shumë kualiteteve. Është motiv për të vazhduar përpara, pasi kemi mundur kampionët në fuqi. Pozitiv është fakti që kam punuar me Josën, e di se çfarë kërkon. Kam fituar dy tituj. E njoh shumë mirë Josën, këtë trajner e njeh mirë e gjithë Shqipëria. Ka shumë autoritet, mënyra e komunikimit me lojtarët, i trajton të gjithë njësoj dhe i jep motiv për të ecur përpara. Di sesi të menaxhojë mirë gjithë ekipin. Objektivi im është që të provojë një aventurë jashtë Shqipërisë dhe sigurisht, që të arrij në Kombëtaren e Shqipërisë”, u shpreh Lulaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online