Ndarja është e dhimbshme, trajneri i Southampton ulet në një cep dhe Armando Broja shkon në tjetrin teksa po shihnin finalen

Fillimi dhe fundi i një dashurie të dhimbshme! Marrëdhënia mes Hasenhutl dhe Armando Brojës ka pasur jo pak luhatje drastike. Trajneri i Southampton aplikoi “shkollën e vjetër” ndaj sulmuesit shqiptar. Nëse trajnerët mbrojnë sulmuesit e tyre edhe në kohën më të vështirë, siç ndodhi edhe me Tuchel në rastin e Lukakut, lojtari i Shqipërisë nuk e kishte këtë fat.

Hasenhutl i tha hapur se duhej të ngrinte performancat e tij pasi në të kundërt do të përfundonte në tribunë. Nuk ishte një bisedë personale, por e bërë publike në media. Për të mbërritur në momentin kur Armando Broja shpërtheu, ndërsa fundi tregojë se falë golave të tij, Southampton arriti të mbijetonte në Premier League, në të kundërt do të kishte shkuar në Championship.

Për të mbërritur në fundin e kampionatit, ku ndarja duket e dhimbshme. Tuchel e ka pranuar se do të marrë sulmuesin shqiptar në verë te Chelsea. Ndërkohë pasi Southampton siguroi mbijetesën, Hasenhutl jo vetëm që nuk e mbështetur Brojën, por i ka faturuar edhe disa rezultate që shkonin përtej përgjegjësisë reale.

Në mbrëmjen e sotme zhvillohej finalja mes Southampton U-18 dhe Manchester City U-18. Të parët që mbërritën në stadium për t’u ulur në vëndet e tyre ishin Hasenhutl dhe Armando Broja. Por të dy u ulën në skaje me njëri-tjetrin, duke krijuar një distancë që nuk sygjerohej as në kohën më të ashpër të COVID.

Sulmuesi i ka plotësuar edhe dëshirën disa prej tifozëve duke bërë fotografi me ta, por po qëndronte larg trajnerit që në ato momente po e humbiste kohën duke qëndruar në telefon. Një gjë e tillë i ka rënë në sy edhe mediave, ndërsa më pas do të vinin edhe lojtarët e tjerë te Southampton. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online