VIDEO/ Skena të pabesueshme nga Portugalia! Tifozi futet në fushë dhe godet dy lojtarë të ekipit të tij, po humbisnin ndaj Portos

Një skenë e pabesueshme ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e kampionatit portugez mes Vitoria Guimaraes dhe Porto. Miqtë e fituan këtë ndeshje me shifrat 1-0 falë golit të Taremit, por shumë vëmendje tërhoqi një tifoz i vendasve, i cili ka hyrë në fushë dhe ka nisur të godasë lojtarët e Vitorias.

Tifozi që i përkiste vendasve nisi të hapte krahët duke krijuar përshtypjen se do të përqafonte lojtarin e Guimares, por më pas e ka shkelmuar. Të njëjtën gjë e ka përsëritur edhe me një tjetër futbollist, derisa është përzënë nga sigurimi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online