“Kush e ka pyetur ndonjëherë zv. trajnerin? Askush“, Tahiri: Plori do kishte më shumë besueshmëri nëse vinte nga Internacionalja

Ermal Tahiri ka kritikuar vendimin e marrë nga Vllaznia dhe në përgjithësi klubet shqiptare, për të vendosur zëvendëstrajnerin në krye të pankinës. Ish-futbollisti i Dinamos ka thënë në emisionin “Skaner“ në “MCN TV“ se zëvendës trajnerët nuk gëzojnë autoritet në skuadër.

“Të gjithë ne që jemi këtu kemi luajtur futboll. Po bëj një pyetje të drejtpërdrejtë për të gjithë ne. Kush e ka pyetur ndonjëherë zëvendëstrajnerin nga ne që jemi këtu? Asnjëri. Kaq, nuk doja të thoja gjë. As sot, asnjë nuk e pyet. Nëse Plori sot do ikte nga Internacionalja dhe do shkonte te Vllaznia si trajner i ekipit të parë, do kishte më shumë potencial dhe besueshmëri te lojtarët se sa tani“, ka thënë Ermal Tahiri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online