VIDEO/ Skena shokuese te Portugalia në minutën e 100, dinakëria e lojtarit të Ganës dhe Ronaldo me “zemrën në dorë”

 

Portugalia mundi skuadrën e Ganës me rezultat 3-2, por kjo ndeshje nuk ishte e lehtë për ta. Skena e ndodhur në minutën e 100 mund t’i kushtonte shumë portugezëve dhe portieri Diogo Costa për pak sa nuk u shndërrua në një tragjedi.

Ai e kapi topin pas një sulmi nga Gana, më pas e hodhi atë në fushë dhe nuk e pa pas vetes sulmuesin kundërshtar Inaki Williams. Williams arriti të mbërrinte në top, por në çastin e fundit mbrojtja e Portugalisë e bllokoi dhe një rast i madh u humb në sekondat e fundit.

Kjo ishte një situatë vërtet e çuditshme që mund t’i kushtonte fitoren portugezëve dhe Williams tregoi edhe një herë se sa futbollist dinak është. Reagimi i Cristiano Ronaldos në stol flet shumë për tronditjen që përjetoi kombëtarja portugeze në atë moment dhe Costa i trembi jo pak. /Sport Ekspres/

Video edited on Kapwing

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online