Tifozët hedhin idenë konspirative në rrjetet sociale: Argjentina humbi vetë kundër Arabisë Saudite, do të dali e dyta e grupit dhe të shmangi Brazilin

Argjentina do të shkaktonte befasinë e parë të madhe në Botëror duke u përmbysur nga Arabia Saudite me shifrat 1-2. Një disfatë që nuk gjen shpjegim duke parë edhe klubet ku luajnë lojtarët e dy Kombëtareve në fjalë.

Ndërkohë tifozët e Argjentinës në rrjetet sociale kanë nisur që të shohin larg. Ata shprehin sigurinë se Kombëtarja e tyre e la vetë ndeshjen ndaj Arabisë Saudite sepse po kalkulon për më larg.

Sipas tyre, Argjentina kërkon të dali në vendin e dytë të grupit për të shmangur ndeshjet e forta pas fazës së grupeve dhe kryesisht për të shmangur një përplasje të mundshme me Brazilin në gjysmëfinale nëse Kombëtarja e Lionel Mesit përfundonte e para. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online